Guida e Haxhit dhe Umres

Shkarkoni / Shtypni

Guida e Haxhit në shqip A4 E Përshtatshme dhe e Lehtë


E RE – GUIDA E HAXHIT NË NJË FAQE: E PLOTË, E PËRSHTATSHME DHE E LEHTË

Es‐Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Me ndihmën dhe falënderimin e Allahut, kemi arritur të mbarojmë një udhërrëfyes të plotë për Haxhin dhe Umren për haxhinjtë që nisen për Mekë.Ky udhërrëfyes është rishikuar disa herë nga studiues në Arabinë Saudite dhe në mbarë botën, për të qartësuar përmbajtjen dhe saktësinë e tij; çdo hap është shpjeguar pa pasur nevojën për të shfletuar faqe të ndryshme librash. Për këtë arsye ky udhërrëfyes u hartua në një faqe të vetme, me qëllimin për të lehtësuar mbartjen e tij. I palosshëm dhe i lehtë për t’u transportuar, ky udhërrëfyes me një faqe premton ta bëjë përvojën e Haxhit të lehtë dhe të pranueshme, inshallah. Udhërrëfyesi gjendet në tre përmasa: Letër e zakonshme, format A4 dhe përmasa zyrtare, e cila vjen me një shkrim të zmadhuar me qëllim që të shihet më lehtë.

Udhërrëfyesi i Haxhit dhe Umres mundëson:

  • Hap pas hapi detajet e çdo rituali.
  • Hartën e Qabesë për t’ju ndihmuar që të gjeni Safa‐n dhe Merva‐n.
  • Një paraqitje pamore të hapave të Tavaf‐it.
  • Lutjet që duhen thënë, duke përfshirë kohën dhe vendet se ku.
  • Miljet dhe kilometrat e domosdoshme të rrugëtimit.
  • Shenjat që ua lehtësojnë udhëtimin.
  • Oraret e trenave qe ju duhet ti dini.

Ky udhërrëfyes unik i Haxhit u shërben folësve të gjuhëve të ndryshme. Ju mund të tërhiqni nga interneti një kopje falas në Word ose PDF, në gjuhët e mëposhtme: Shqip, Arabisht, Kinezçe, Hollandisht, Anglisht, Persisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Guxharat, Hindu (Indi), Indonezisht, Italisht, Japonisht, Malai (Malajzi), Portugalisht, Rusisht, Sinales, Spanjisht, Tagalog, Tamil (Cejlon), Turqisht, Urdu (Pakistan). Gjithashtu udhërrëfyesi përmban transkriptime të arabishtes. Së shpejti do të jetë i përkthyer në më shumë gjuhë, inshallah.

Për të parë miratimin zyrtar nga qeveria e Arabisë Saudite dhe për të shtypur një kopje të “Guidës së Haxhit” nga Buletini Islam, kliko këtu.

Urojmë të keni një përvojë të bekuar Haxhi. Urojmë që Allahu i Madhëruar ta pranojë Haxhin tuaj.

Buletini Islam